Motorët mjekësorë në Shqipëri, Brataj: Zonat ku përdoren për të çuar ndihmën e parë
Drejtori i urgjëncës kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar funksionet e motorëve mjekësorë që kanë hyrë për herë të parë në Shqipëri.
Një një intervistë për Euronews Albania, Brataj tha se këta motora përdoren në qendrat me trafik apo në ato historike, ku është e pamundur të hyjet me auto-ambulancë.
Ai tha gjithashtu se disa prej këtyre motorave përdoren edhe në Izrael dhe Gjeorgji, për të bërë të mundur dhënien e ndihmës së shpejtë.
“Motorët mjekësorë janë hera e parë që vijnë në Shqipëri. Duhet të kene sirenat, fenelinat, identifikimin. Gjithmonë na marrin në telefon, shiko se ambulanca… Kush është qëllimi i motorave? I studiuam disa nga modelet. Disa nga modelet përdoren edhe në Izrael, edhe në Gjeorgji.
Motori shërben për zonat me trafik, për qendrat historike që janë të ngushta. E rëndësishme është që ekipi mjekësor të mbërrijë në vendin e ngjarjes, të japë ndihmën e parë. Ka një statistikë të tillë që një në 1000 persona në vit vdesin në mënyrë të papritur. Në 85 % të rasteve ka nevojë për goditje elektrike apo defibrilim”, tha Brataj.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit