Motra e shqiptares që vdiq në aksidentin në Greqi: Ajo e ndjeu se diçka do ndodhte

16 Mars 2023 | 21:07

Motra e shqiptares Klaudia Lata e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Xheni Lata, në një deklaratë për mediat ka kërkuar drejtësi, duke thënë se motra e saj shkoi në Patra vetëm për të parë atë duke qenë se ishre me sezon provimesh,

“Motra ime nuk erdhi në Athinë por në Patra. Ne ishim bashkë për tre ditët e karnavaleve. Ne rezervuam biletat e autobusit dhe ajo donte të rezervonte një udhëtim kthimi, por ne nuk mundëm ta gjenim. Kështu përfunduam në tren. Kohët e fundit motra ime kishte provime dhe ajo erdhi në Patra për të më parë mua. Ajo donte të ishte vetëm në shtëpi se kishte mësimet e saj. Kështu donte të argëtohej dhe erdhi në Patra. Kaluam shumë mirë. Kur u nis me tren fola me të dhe më tha se ishte në Palaiofarsalos dhe se ishin vonuar. E dija saktësisht se ku ishte ulur. Dhe nëna ime kishte folur me kamerë me të. Ajo ishte ulur në mensë me të dashurin e saj.’

Shqiptarja thotë se motra e saj ndjeu se diçka do ndodhte prandaj i kërkoi të dashurit që të ndryshonin vendin.

‘Në momentin e fundit sikur ndjeu diçka dhe i tha të dashurit të gjente një vend në vagonat e tjerë pasi treni ishte plot. Kishin orë të gjata në mensë dhe ajo ndihej e lodhur. I dashuri i saj iku dhe ajo qëndroi atje. I dashuri i saj bëri 10 hapa dhe aty ndodhi përplasja.’

Studentja e Mjekësisë Ushtarake ndodhej me partnerin e saj në tren, por humbi jetën tragjikisht nga përplasja fatale që ndodhi në Larisa.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimi i naftës rritet ndërsa SHBA vijon sulmet ndaj objektivave ushtarake iraniane

Çmimet e naftës po rriten pasi Shtetet e Bashkuara kryen natën e 11-të radhazi me sulme ndaj objektivave ushtarake iraniane dhe rebelët Huthi në Jemen...
11:52 | 22/07/2026

Kina lëshon me sukses nga deti raketën ‘Gravity-1 Y4’ me 9 satelitë në orbitë

Kina lëshoi ​​me sukses të mërkurën në hapësirë ​​një raketë bartëse Gravity-1 Y4 nga ujërat në lindje të zonës metropolitane të Shangait, raportoi Xinhua News...
10:56 | 22/07/2026

Presidenti i Koresë së Jugut vizitë në Amerikën e Jugut dhe Gjermani, do të marrë pjesë edhe në samitin e IA në SHBA

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, do të vizitojë San Franciskon, Brazilin, Kilin, Argjentinën dhe Gjermaninë nga 24 korriku deri më 3 gusht....
10:50 | 22/07/2026