MPJD: Serbia nuk ka interes që të normalizojë raportet me Kosovën

27 Mars 2025 | 12:58

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) e ka akuzuar Serbinë se nuk ka “asnjë interes” që të normalizojë raportet me Kosovën.

MPJD tha se këtë Serbia e dësghmoi me reagimin që bëri kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Kenia më 26 mars.

“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha MPJD-ja.

Kenia e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 mars dhe Serbia tha se një vendim i tillë përbën “shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën garantohet në mënyrë të qartë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Serbisë”.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron shtetin si pjesë të saj.

MPJD e cilësoi këtë deklaratë si kërcënim “të drejtpërdrejtë dhe alarmues” kundër Kosovës.

“Duke deklaruar se do ta mbrojë ‘me vendosmëri më të madhe’ sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po sinjalizon sërish gatishmërinë e saj për agresion”, tha MPJD, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë seriozisht “këto kërcënime”.

“Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë ashpër retorikën agresive të Serbisë dhe shkeljet e saj të vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit obligime që, siç kanë deklaruar presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari [gjerman, Olaf] Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, përbëjnë një njohje de facto të Kosovës”, u tha në reagim.

MPJD tha se Serbia po shpërfill zotimet e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, që palët arritën më 2023, përmes refuzimit “të njohjes së Kosovës dhe duke shtrembëruar parimet juridike ndërkombëtare”.

Kosova tha se Serbia nuk po e respekton opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 doli në përfundim se pavarësia e Kosovës, e shpallur më 2008 – nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ndërkaq, në reagimin e saj më 27 mars pretendoi se gjatë tetë vjetëve të fundit, 28 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026