Mposhti Milanin, Napoli nis shkëputjen në Serie A

30 Tetor 2024 | 12:57

Luhatjet nuk kanë fund për Milanin, i cili në momentet kur duket se ka rigjetur formën, ndëshkohet nga kundërshtari. Të martën, Napoli e mposhti kuqezinjët me shifrat 0-2, në një përballje që u zgjidh që në fraksionin e parë.

Rastet ishin më të shumta për Milanin, por mungesat e lojtarëve patën ndikimin e tyre, duke shkaktuar vështirësi në skuadrën e Fonsecas. Goli i parë erdhi nga Lukaku, e pas tij Kvaratskhelia e dërgoi shifrat në 0-2, aq sa mjaftoi për të marrë 3 pikët e radhës për të besuarit e Contes.

Në 5 ndeshjet e fundit, Napoli ka arritur vetëm fitore, e kjo pasqyrohet në renditje, ku fituesit e Serisë A renditen në krye me 7 pikë diferencë nga vendi i dytë. Forma është tejet pozitive, duke dhënë idenë se mund të kemi një titull të katërt këtë sezon, megjithëse ka ende shumë ndeshje në dispozicion.

Napoletanët, ndonëse nuk kanë bindur me lojë në disa përballje kyçe, ia kanë dalë t’i marrin pikët e plota, duke mos lëshuar terren ndaj kundërshtarëve. Përballja e radhës është po ashtu e rëndësishme, përballë Atalantës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026