Mrekullia në Japoni, si shpëtuan 400 pasagjerët dhe ekuipazhi i avionit në Tokio

3 Janar 2024 | 13:23

Është konsideruar një mrekulli mënyra se si 400 persona arritën t’u shpëtonin flakëve që kishin përfshirë avionin e tyre, pas përplasjes me një avion të vogël në pistë.

Pamjet e avionit të “Japan Airlines” që i afrohej tokës si një top zjarri bënte që punonjësit e aeroportit të druheshin për më të keqen.

Në incident humbën jetën vetëm 5 nga 6 njerëzit që ndodheshin në avionin e vogël.

Për të pasur një ide mbi atë që përjetuan pasagjerët, një 17-vjeçar suedez kapi me celular momentet e vështira.

Më vonë ai përshkroi kaosin e krijuar pas impaktit të avionit me vijën ndaluese në pistën e uljes. “Kabina u mbush menjëherë me tym dhe ishim si në ferr”, deklaroi ai.

Kur dyert e emergjencës u hapën, të gjithë nxituan të dilnin jashtë.

Hetuesit po mundohen të zbardhin atë që ndodhi në 17 e 47 me orën lokale në aeroportin “Haneda” dhe përse dy avionët ndodheshin njëkohësisht në të njëjtën pistë.

“Si hetues aksidentesh ajrore, fokusi im në atë që ndodhi është nga momenti kur dy avionët u përplasën deri tek momentet kur të gjithë ata që mund të shpëtonin shpëtuan. Nëse është e vërtetë që të gjithë ata që ndodheshin në avionin e madh u evakuuan me sukses, atëherë kemi të bëjmë me një mrekulli”, thotë Tim Atkinson, pilot dhe konsulent fluturimi.

Bëhet fjalë për aksidentin e parë madhor që përfshin një “A350”, një brez i ri avionësh i ndërtuar me materiale të avancuara si plastikë e përforcuar me fibra karboni. Një ekip specialistësh të kompanisë “Airbus” po ndihmon në hetime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026