“Muaji prill me temperatura të ulëta”, Hakil Osmani bën parashikimin për këtë javë

7 Prill 2025 | 09:56

Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon.

Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.

“Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.

Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.

“Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.

Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.

Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.

“Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026