Muça: Berisha po mbledh të dëshpëruarit, Gazment Bardhi nuk ka asnjë votë

1 Shtator 2023 | 19:15

Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se Gazment Bardhi ia la rrugën  e bashkëpunimit të hapur Salin Berishës që në zgjedhjet e 14 majit, kur nuk lejoi PD zyrtare të futej në zgjedhje me kandidatë në të 61 bashkitë.

Sipas tij, Gazment Bardhi nuk ka asnjë votë dhe Berisha po mbledh pas vetes një grup të dëshpëruarish që nuk kanë vota por shpresojnë të kenë një emër në listat e zgjedhjeve të 2025.

“Gaz Bardhi nuk bën asnjë diferencë. As bardhi, as Berisha nuk kanë parti politike, Basha do mbajë fjalën në parlament. Berisha dhe Bardhi janë njerëz pa parti, në kuptimin juridik, por lëvizja e një grupi deputetësh drejt Berishës nuk është ndonjë surprizë. Berisha po mbledh të gjithë të dëshpëruarit që nuk kanë asnjë votë nga prapa dhe shpresojnë se do të kenë një emër në listat e 2025”, tha Muça.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023