Mungesa e karburantit në Gaza po i nxjerrë spitalet jashtë shërbimit

20 Tetor 2023 | 11:39

Mungesa e karburantit, ujit dhe energjisë elektrike po i lë spitalet në Gaza “jofunksionale” dhe në disa raste “jashtë shërbimit”, tha një zyrtar i lartë i agjencisë së ndihmës të premten.

Mungesa e karburantit po bën që banorët e Gazës të përdorin ujin e kontaminuar pasi shumica e ujit nuk është i pijshëm sepse ka nevojë për njësi trajtimi për përpunim, gjë që kërkon karburant, tha në një intervistë për CNN të premten drejtoresha e CARE Ëest Bank dhe Gaza, Hiba Tibi.

“Ne kemi nevojë për karburant për të transportuar ujin e pastër te popullata. E gjithë kjo po bëhet shumë e ndërlikuar.  Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë që të kemi akses në karburant, për spitalet dhe njësitë e trajtimit të ujit në Gaza.”

“Nëse kemi ujë, energji elektrike dhe karburant, veçanërisht për të gjeneruar këto dy nevoja kryesore të rëndësishme, situata mund të duket më e mirë, për të mundësuar shpëtimin e jetëve,” shtoi Tibi.

Mbi 60% e objekteve të kujdesit parësor janë mbyllur dhe spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit për shkak të mungesës së energjisë, ilaçeve, pajisjeve dhe personelit të specializuar, sipas një deklarate nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare. OCHA) të enjten.

OHCA shtoi se njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më shumë ujë nga burime të pasigurta, duke rrezikuar vdekjen dhe duke e vendosur popullatën në rrezik të një shpërthimi sëmundjesh infektive.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026