“Mora fjalë” bëhet himn, Shkurte Fejza flet për Euronews: Emocion i fortë në stadium

20 Tetor 2023 | 10:54

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer tashmë një nga këngët më të dashura për shqiptarët në të gjithë botën.

Fejza e cila këndoi në stadium kur Shqipëria u përball me Çekinë,  në Euronews Albania, theksoi se ishte një emocion i papërshkrueshëm të këndoje para mijërave tifozëve.

Ajo tha se ishte hera e parë në stadium duke shtuar se ndihet shumë falënderuese ndaj adhuruesve të saj.

“Kam pasur shumë emocion, ishte diçka shumë e bukur por shumë emocionuese. Ishte hera e parë që isha në stadium. Çfarëdo që të them do jetë pak nga ajo që kam ndjerë.  Kisha shumë dëshirë të isha në mesin e tifozëve kuq e zi që të ishim bashkë. I përcillja ndeshjet tjera dhe ishte sikur unë mungoja aty. I falënderoj të gjithë adhuruesit e këngës time. Jam shumë falënderuese. Kjo këngë ka shkuar gradualisht duke u rritur e tani është në të tjera valë. U bën shumë kompontet që ndikuan që kënga të realizohet mirë dhe të jetë e dashur për të gjithë. Nuk pata mundësi t’i takoja sportistës dhe më ka ngelur shumë merak”-tha Fejza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026