Mungesa e punëtorëve në bujqësi/ Fermeri nga Elbasani: Po punoj vetëm me familjen

28 Janar 2024 | 17:07

Bujqësia po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Punonjësit në këtë sektor pakësohen çdo ditë, duke bërë që pasojat ti vuajnë fermerët të cilët kanë investuar në sipërfaqe të mëdha me sera.

Gëzim Hysa është kthyer nga emigrimi dhe ka blerë sipërfaqë të mëdha tokash në fshatin Bujqës në Elbasan. Ai ka investuar në sera, dhe punën duhet ta bëjë vetë pasi nuk ka punëtorë.

“Kemi kohë që jemi kthyer nga emigrimi, e kemi nis me pak sipërfaqe tek rreth 1 dylym. Por mora iniciativën që ta shtoj sipërfaqen. Por kemi probleme të tjera që shfaqen  këtu në Shqipëri, sepse nuk e parashikum këtë gjë që do arrinte kështu. Për fuqi punëtorë flitet, nuk ka fare, bashkë me familjen punoj, edhe duke e shtuar jam e kam marrë guximin, por nuk ka punëtorë. Sot e kam lakër, lakra nuk do shumë punë, po kur të filloj domatja, speci kur është vjelja malli do njerëz. Sepse bëhet baltë dhe nuk arrin dot ta vjelësh”,-tha Gëzim Hysa.

Tregu me gjithë luhatjet e tij duket i mirë dhe mbështetja nga Ministria e Bujqësisë po ashtu. Por problem gjithashtu për fermerët që investojnë në sera përbën TVSH e plastmasit i cili ka kohën e tij të konsumit. 

“Kemi dhe probleme të tjera që ndikojnë tek aksizat e plastmasit, sepse është me TVSH me aksizë që gjithë bota nuk e ka vetëm te ne në Shqipëri, ndodhin këto gjëra. Që na kushtojnë, ja është bërë sera tjetër dhe vete shumë shtrenjtë, duhet të marrim diçka mbrapsht kompensim”,-u përgjigj fermeri.

Ndryshe nga qindra fshatra të Shqipërisë, Jagodina e Bujqësi i Elbasanit nuk është braktisur. Në këto zona, shumica e fermerëve kanë investuar në sera dhe prodhimi cilësor shkon i gjithi për eksport.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026