Mungesa e vajit të lulediellit, Kristuli: Mund të kemi kombinime vajore në treg
Përfaqësuesi i Unionit Tregtar Agro-Ushqimor Theodor Kristuli thotë se në treg mund të ketë mungesë të vajit të lulediellit për shkak të bllokimit në Ukrainë dhe Rusi, dy vende që kanë 80% të prodhimit botëror.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, Kristuli u shpreh se një ndër zgjidhjet që mund të gjejë tregu është kombinimi vajor.
“Për vajin mendoj se do jetë situatë e vështirë. Mund të jetë kombinimi që të shikohet alternative për lloje të tjera vajrash. Vaji i lulediellit, 70% të prodhimit botëror e prodhon Ukraina, 10% e prodhon Rusia, pra 80%. Në detin Ozov shkarkohet 80% e prodhimit botëror të vajit të lulediellit dhe kjo sot ështëe bllokuar. Nuk ka mbjellje të re. Sa të bëhet ristrukturimi global do njëfarë kohe që të shikohet shpërndarja. Do ketë vështirësi”, tha ai.
Sipas tij, kombinimet e vajrave të cilat janë brenda normave janë totalisht të ligjshme. Por, nëse do ketë abuzime, organet shtetërore duhet të reagojnë, shtoi Krisutli.
LEXONI GJITHASHTU
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 19:43 Parlamenti spanjoll i bën thirrje Sanchez të japë dorëheqjen për shkak të skandaleve të korrupsionit
- 19:43 Meteorologët: 2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë për shkak të El Nino-s, efektet ndihen dhe në Shqipëri
- 19:20 Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik
- 19:14 Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 19:08 Moti ekstrem, OBSH: Vala e të nxehtit në Europë është emergjencë shëndetësore
- 18:53 SHBA mobilizon ndihma për Venezuelën pas tërmeteve vdekjeprurëse