Mungoi në seancën për imunitetin e Ballukut, Blendi Gonxhja: Jam në Kanë për një aktivitet mbi turizmin

12 Mars 2026 | 11:31

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, nuk mori pjesë në seancën parlamentare për imunitetin e Belinda Ballukut. I pyetur nga Euronews Albania nëse do të ishte në Parlament sot, stafi i tij bëri me dije se ministri ndodhet jashtë vendit për një aktivitet ndërkombëtar.

Sipas informacionit zyrtar, Gonxhja ndodhet në Francë, ku po merr pjesë në pavijonin e Shqipërisë në një nga eventet më të mëdha botërore të sektorit të turizmit dhe mikpritjes.

Në këtë aktivitet prezantohen projekte zhvillimore të turizmit, me qëllim promovimin e tyre dhe zhvillimin e takimeve me investitorë globalë. Ministri Gonxhja udhëheq delegacionin shqiptar, në kuadër të axhendës zyrtare të datës 12 mars.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të Programit Kombëtar për Përgatitjen e Biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, theksoi se qeveria do të mbështesë sipërmarrjet shqiptare...
11:55 | 06/07/2026

Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ulsi Manja, pas diskutimeve në javën e...
11:06 | 06/07/2026

Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat pas daljes nga SPAK, ku është paraqitur në kuadër të masës “detyrim paraqitje”, duke komentuar...
10:54 | 06/07/2026