Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në një deklaratë për mediat pas takimit me presidentin Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve, u shpreh se partia që ai drejton është e hapur për diskutime.
Duke iu referuar mungesës në takimin e Berishës me aleatët, Idrizi tha se PDIU është në vlerësim dhe do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante.
“Nëse do të jeni të vëmendshëm brenda grupimeve opozita ka shumë grupime dhe ky grupim ka qenë gjithmonë bashkë. Do jemi në kontakt me forca politike relevante. Në radhë të parë, PDIU është e interesuar të ketë këshilltarë. Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qëndrimet tona. Ai grupim ka qenë dje gjithmonë një grupim i përbashkët politik”, tha Idrizi.
Sipas Idrizit, më e rëndësishme se data e zgjedhjeve janë standardet, shqetësimet për të cilat, siç tha, i kishte ndarë edhe me presidentin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Meta dhe Berisha përçajnë opozitën, sipas Kreshnik Spahiut
- ‘Koalicioni PD-PL s’funksionon’, Hoxha: Berisha të tërhiqet, Meta në pozitë komode