Murale dedikuar sportit, simbolika e imazhe që kanë shkruar historinë në Gjirokastër
Historiku dhe tradita e pasur sportive e Gjirokastrës janë në qendër të muraleve të cilat po dekorojnë fasadën e Pallatit të Sportit në qytetin e gurtë.
Ndërsa kjo godinë është në rikonstruksion një element i veçantë i punimeve që po kryhen është edhe realizimi i muraleve në mjediset e brendshme dhe të jashtme të saj. Realizuesi i këtyre muraleve, artisti Arjol Pepi shprehet se ato përcjellin simbolika të sporteve si dhe imazhe të sportistëve me emër që ka nxjerrë Gjirokastra në vite.
“Është kënaqësi të jem në Gjirokastër, të vendos një pjesë të punës sime në fasadë, fillimisht kam pasur pjesën e brendshme të Pallatit të Sportit në Gjirokastër, ku kam zgjedhur duke përdorur ngjyrat e ekipit blu dhe të zezë të bashkëngjit elementë të rrathëve olimpikë, të cilët vijnë përreth objektit”, thotë Pepi.
Artisti realizues e cilëson emocionuese punën për realizimin e këtyre muraleve duke pasur parasysh sporte të tilla si futbolli apo basketbolli me të cilat Gjirokastra ka spikatur në rang vendi por edhe më gjerë
“Sigurisht që është një përgjegjësi e madhe fillimisht sepse është një punë që në një objekt gjigant, të madh me siguri që do të ngelet për një periudhë të gjatë dhe pjesa tjetër është një kënaqësi realisht”, shprehet artisti.
Ndërsa ka realizuar disa murale në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë edhe atë me sipërfaqe me të madhe në Tiranë, realizuesi pohon se po vërehet një rritje e interesit për pikturën murale. “Gjirokastra ofron mjedise dhe motive të përshtatshme për këtë lloj arti”, shprehet ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta