Murrizi ironizon përplasjen në mbledhjen e kryesisë: Dajaku, shenjë demokracie!
Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se Lulzim Basha nuk mund të garojë për kreun e partisë pasi nuk mori pjesë fare në zgjedhje.
Sipas tij, me statut Basha është kryetar i Partisë deri në 2025, pasi nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në gjykatë.
“Me statut Basha s’i ka mbushur 4 vjet që është zgjedhur kryetar, është zgjedhur në 2021, Basha deri në 2025 figuron kryetar i PD, është garë jashtë statutore. Ai është kthyer që mbrëmë, që kur përzuri Gaz Bardhin dhe të tjerët. Zgjedhje të parakohshme ka vetëm kur vdes ose jep dorëheqjen, në gjykatë basha figuron kryetar i PD. Ky duhet të thotë, që pas incidentit të djeshëm, edhe pse ai nuk e quajti incident, e quajti demokraci, pra dajaku është demokraci. Aty ka qenë sherr, nëse është kjo demokracia… Atë që gënjente Gaz Bardhi, dajakun e 8 janarit e hëngrën dje, është karma”, tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
- SafeJournalists: Gazetarët u kërcënuan e sulmuan në mbledhjen e kryesisë së PD
- Përplasja e mbështetësve të Bashës me deputetët e PD-së, reagon Berisha
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë