Murtaja Afrikane| Jaupllari: Virusi shkakton ngordhjen 100% të popullatës së derrave
Zëvendës ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, është shprehur se është një sëmundje infektive që prek popullatën e derrave të egër dhe të butë.
Komentet Jaupllari i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky virus mund të shkaktojë deri në 100 % të ngordhjes së popullatës së derrave.
Ai shtoi gjithashtu se nëse vërehet se disa prej këtyre kafshëve janë të prekura nga virusi, duhen eliminuar menjëherë, për të mos lejuar përhapjen e sëmundjes më tej.
“Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje infektive që prek popullatën e derrave të egër dhe të butë. Shkaktari i saj është një virus që përhapet me shumë shpejtësi dhe ka një virulencë shumë të madhe.
Përhapja e këtij virusi mund të shkaktojë deri në 100 % të ngordhjes së popullatës së derrave. Nëse preken, një popullatë derrash duhet eleminuar, pasi ata janë të destinuar të ngordhin, në mënyrë që të mos përhapet virusi më tej.
Ka një rezistencë shumë të fortë mikrobi. Ai reziston në plehra, në mosh, në ujë, etj. Por ajo që është e dukshme, ai nëse trajtohet deri në 70 gradë për 30 minuta, është i destinuar të ngordhë mikrobi. Pasojat e këtij mikrobi nuk janë te njerëzit, pasi ky nuk përhapet te njerëzit”, tha Jaupllari.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit