Musk zhduk “cicërimat” e Twitter, logoja e zogut zëvendësohet me qen

4 Prill 2023 | 14:47

Rrjeti social Twitter ka zëvendësuar logon e zogut me një ikonë qeni për të përfaqësuar Dogecoin, një kriptomonedhë që përdoret kryesisht si shaka në internet, por që mbështetet nga Elon Musk.

Kjo “logo e re” shfaqet kur Twitter ngarkohet dhe në këndin e sipërm të majtë, ku normalisht qëndron zogu blu që është simboli i Twitter.

Elon Musk, pronari i Twitter-it, ka postuar një meme në këtë rrjet social për të shënuar ndryshimin me shaka, kanë njoftuar nga llogaria zyrtare në Twitter e Dogecoin.

Arsyeja e ndryshimit nuk është shpjeguar, dhe ndërsa disa besojnë se është një shaka e vonuar e 1 prillit, të tjerë tregojnë për koincidencën e çuditshme – logoja e Twitter u ndryshua disa ditë pasi Musk paraqiti një ankesë kundër një padie të paraqitur nga një investitor Dogecoin.

Në qershor të vitit të kaluar, Reuters raportoi se prokurorët pretenduan në gjykatë se Musk përdori ndikimin e tij për të manipuluar dhe drejtuar një skemë piramidale të lidhur me Dogecoin për t’u pasuruar më tej.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026

Trump i pagoi 5.6 mln dollarë dëmshpërblim Jean Carroll-it për sulm seksual dhe shpifje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka paguar autores E. Jean Carroll 5.6 milionë dollarë, pasi një juri e shpalli fajtore në një gjyq civil...
21:25 | 14/07/2026