Mustafi: Pa zgjidhje për Luginën e Preshevës nuk ka normalizim Beograd-Prishtinë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, tha se kanë marrë mbështetjen e SHBA-së që çështja e “Luginës së Preshevës” të merret në konsideratë dhe ka theksuar se pa këtë zgjidhje nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Teve1.
“Ne ishim në Departamentin e Shtetit dhe në Capitol Hill, u takuam me Escobarin dhe disa senatorë të rëndësishëm dhe kongresmenë të rëndësishëm, sepse besojmë se çështja e Luginës duhet të jetë pjesë e agjendës. Nëse shikojmë rrethanat historike, SHBA-të ishin shtytësi kryesor i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve”, tha Mustafi.
Mustafi beson se nëse nuk zgjidhet çështja e Luginës, nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve dhe paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Kosova Online.
“Kemi marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga Departamenti i Shtetit dhe jemi në proces të hedhjes së hapave të mëtejshëm. Njëkohësisht jemi duke u koordinuar për mundësinë e përfaqësimit në institucionet e BE-së. Nuk besoj se mund të arrihet paqe e qëndrueshme dhe kjo marrëdhënie mund të normalizohet pa qenë pjesë e saj çështja e Luginës së Preshevës”, shtoi Mustafi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë