Muzeu i fotografisë ‘Marubi’, rritet 40% numri i vizitorëve në krahasim me 2019-ën
Muzeu i fotografisë ‘Marubi’, rritet me 40% numri i vizitorëve në krahasim me 2019-ën
Muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” mbetet një nga më të preferuarit për turistët vendas dhe të huaj për këtë sezon turistik.
Magjia e dinastisë Marubi e dokumentuar në negativë tërheq vizitorë të shumtë sidomos ato të interesuar për artin e fotografisë por dhe turizmit historik.
Drejtuesi i muzeut kombëtar “Marubi” Luçjan Bedeni thotë për Euronews se ka një rritje me rreth 40% të vizitueshmërisë në krahasim më vitin 2019.
“Ky është një vit i cili shënon një rekord shumë impresonues në raport me vitin 2019. Jemi diku më shumë se 40% më mirë në raport me vitin 2019 dhe mendoj se kjo është patjetër edhe si pasojë e rritjes së turizmit por edhe si pasojë kryesore referuar dhe anketimeve që ne kemi bërë, referuar programit të ekspozitave të përkohshëm”, thotë Luçjan Bedeni, drejtor i Muzeut Kombëtar i Fotografisë “Marubi”.
Ajo që vihet re si tendencë pozitive është dhe rritja e turistëve vendas që shprehin shumë interes për muzeun.
“Kemi një kurbë gjithnjë në rritje edhe të vizitorit vendas, pra ky është patjetër një fakt që na impresionon pasi i shkon për shtat politikave të muzeut “Marubi” në vite për ndërgjegjësimin e vizitorit vendas dhe ky duket impakti që ka pas”, shprehet ai.
Ndonëse jemi në stinën më të nxehtë, puna në muzeun e fotografisë nuk ndalet dhe brenda muajit Korrik pritet ekspozita e radhës e cila mbetet surprizë për vizitorët.
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani