Muzeu në Korçë flet në gjuhën ukrainase, Olena Zelenska mesazh shqiptarëve

17 Shkurt 2023 | 15:39

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka përshëndetur popullin shqiptar me anë të një video-mesazhi, në kuadër të një aktiviteti që do të mbahet në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Zelenska është shprehur falenderuar dhe mirënjohëse, për faktin që ky muze do të flasë në gjuhën ukrainase dhe sipas saj, kjo do të afrojë edhe më shumë popujt e të dyja vendeve.

Olena Zelenska, ndër të tjera, deklaroi se teksa Rusia flet me gjuhën e agresionit, Ukraina do të flasë me Shqipërinë përmes gjuhës së artit dhe kulturës.

Fjala e plotë e zonjës së parë të Ukrainës, Olena Zelenska

Të dashur miq shqiptarë! Gëzohem për mundësinë për të folur me ju. Në radhë të pare, dua t’ju falenderoj për gjithë mbështetjen tuaj. Jam mirënjohëse që bashkëatdhetarët tanë, të cilët kanë gjetur strehim pranë jush, janë të sigurt, pasi gjëja më e shtrenjtë për ne janë njerëzit tanë. Në Kiev, së shpejti do të hapet ambasada e Shqipërisë. Dhe kjo është një tjetër shenjë e forcimit të marrëdhënieve mes shteteve tona. Ju e dini që Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta: për lirinë, për të drejtën e jetës, për kulturën.

Evenimenti i sotëm është hapi ynë i radhës në drejtim të njëri-tjetrit. Duke filluar nga sot, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, një nga muzetë më të shquar të Shqipërisë, do të flasë në gjuhën ukrainase. Kjo do të thotë se ukrainasit do të munden të dëgjojnë për kulturën dhe trashëgiminë e vendit tuaj në gjuhën e tyre amtare. Në këtë mënyrë, ata do ta kuptojnë Shqipërinë edhe më mirë. Falenderoj zonjën Armanda Begaj dhe të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ngjarje. Në një kohë kur Rusia flet me gjuhën e agresionit, ne flasim me ju nëpërmjet gjuhës së artit, të historisë, në gjuhën e kujtesës dhe të kulturës. Le të dëgjohet me zë të fuqishëm gjuha e njerëzimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026