Muzeu në Paris heq statujën prej dylli të Vladimir Putin
Muzeu i Parisit Grevin hoqi të martën figurën prej dylli të presidentit rus Vladimir Putin.
Një veprim i tillë erdhi pasi vizitorët dëmtonin vazhdimisht statujën, por dhe në shenjë proteste për agresionin e Putin në Ukrainë.
Statuja, e cila u krijua në vitin 2000, u zhvendos në një magazinë deri në një njoftim të mëtejshëm.
Vladimir Putin’s figure has been removed from the Musée Grévin wax museum in Paris due to the “tragic and unacceptable” events in Ukraine. @Grevin_Paris @aurelienbrd @yves_delhommeau #Museums https://t.co/6DcZfDnzwT pic.twitter.com/Yg8AXgMlt4
— Museum Planning, Mark Walhimer (@MuseumPlanning) March 1, 2022
“Sot nuk është më e mundur të prezantohet një personazh si ai. Për herë të parë në historinë e muzeut ne po tërheqim një statujë për shkak të ngjarjeve historike që po zhvillohen aktualisht”, tha drejtori i muzeut Yves Delhommeau për radion France Bleu.
“Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur, ne dhe stafi ynë nuk duam të rregullojmë flokët dhe pamjen e tij çdo ditë”, shtoi Delhommeau.
I pyetur se kush mund ta zëvendësojë tani Putin në vendin bosh midis statujave të presidentit të SHBA Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping, Delhommeau tha se mund të jetë Zelensky.
Një zëdhënës i muzeut tha se nuk ishte e qartë se në çfarë rrethanash statuja mund të kthehej.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:49 Zjarret në Francë, kafshët e egra po paguajnë çmimin më të rëndë
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë