Muzeumet e Gjirokastrës tërheqin rreth 60 mijë vizitorë gjatë këtij viti
Përgjatë këtij viti rreth 60 mijë turistë vendas dhe të kanë vizituar muzetë e qytetit të gurtë të Gjirokastrës.
Muzeumet vlerësohen si elementë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës. Përgjatë këtij viti Muzeu i Armëve,Etnografik, Muzeu Kadare, etj kanë tërhequr një numër në rritje vizitorësh vendas dhe te huaj. Sipas statistikave janë rreth 60 mijë turistë ose 20% më shumë se viti i kaluar të cilët kanë vizituar muzetë e qytetit të gurtë. Shprehte Ervina Saliaj përgjegjëse e muzeve.
“Muzeumet e Gjirokastrës luajnë rolin kryesor përsa i përket turizmit,janë ndër pikat më të vizituara në qytet, ato mbartin trashëgiminë kulturore dhe historike,gjithë turistët janë të interesuar për këtë gjë. Numrin e vizitorëve e kemi patur goxha të lartë krahasuar me vitin e kaluar jemi me rreth 56 mijë vizitorë,ata kanë qenë të kombësive të ndryshme”.
Muzeu memorial dedikuar disidentes Musine Kokalari ngelet një ndër pikat më të preferuara për turistët që vizitojnë qytetin e gurtë. Në mjediset e tij nëpërmjet relikeve, dokumentave dhe materialeve arkivore vizitorët marrin informacion për jetën dhe aktivitetin e Musine Kokalarit.
“Unë vërtet kam ndjerë një kënaqësi shumë të madhe kur ky muze,ky memorial ose kjo hapësirë kushtuar Musine Kokalarit u bë e mundur të jetë e vizitueshme nga njerëzit ku ata mund ta njohin dhe ta prekin nga afër historinë e Musinesë dhe njeriun Musine po ashtu edhe personalitetin e jashtëzakonshëm që ajo ishte” –shprehet Arjeta Kokalari, koordinatore.
Turistët që vizitojnë muzeumet në Gjirokastër janë nga qytete të ndryshme të vendit por edhe shtete si Gjermania, Italia, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj duke u njohur me historinë dhe traditat e qytetit të gurtë.
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht