Muzika dhe kinemaja, pa hapësirë e mbështetje, artistët: Po humbet autenticiteti
Mungesa e hapësirave, mbështetja institucionale dhe infrastruktura teknike pengon artistët e muzikës dhe të kinemasë shqiptare në krijimtarinë e tyre.
Ky është shqetësimi që ata ngritën në një aktivitet të zhvilluar në Shtëpinë e Evropës, me temën e bashkëveprimit mes muzikës dhe kinemasë bashkëkohore shqiptare.
Harlen Nikolli teksa vuri theksin te mungesa e hapësirave fizike nënvizoi se se orkestrat nuk interpretojnë më kompozime të autorëve shqiptarë, çka ka çuar në një rënie të interesit për të kompozuar.
“Na mungojnë hapësirat fizike. Në rastin e muzikës është shumë e vështirë sepse hapësirat që janë nga institucionet shërbejnë të gjitha për institucionet”, thotë Nikolli.
Ndërsa regjisori Lorin Terezi, tha se problem në artin e tyre është mungesa e pavarësisë dhe lodhja burokratike teksa tregoi dhe përvojën personale në realizimin e një filmi.
“Në 2021 unë mbaroja xhirimet këtë janar, unë isha në një burg të tipit që po xhiroj këtë vit dhe nga një artist kthehesh në një person që nis email”, shprehet Terezi.
Në aktivitet u hapën diskutime për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate ku kultura të mos përkufizohet më nga mungesat, si dhe të gjendet një rrugë që në vendin tonë të ketë potencial për autenticitet dhe eksperimentim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kolonia e piktorëve në Elbasan, artistët hedhin në telajo bukuritë e qytetit
- 10 artistë nga Italia dhe Ballkani sjellin ekspozitën mbi artin digjital në Tiranë
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave