‘Na duket sikur jemi në përgjim’, PS-PD debat për kamerat në mbledhjet e komisioneve

5 Tetor 2021 | 13:26

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për të mos lejuar më tepër se 5 minuta kamerat e televizioneve në mbledhjet e Komisioneve shkaktoi debat mes deputetëve Luçiano Boçi e Petro Koçi.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Boçi e cilësoi vendimin e Byrosë të padrejtë dhe kërkoi rikthimin e kameramanëve në Komisione.

“Të lejohen si gazetarët ashtu dhe kameramanët. Është shumë e domosdoshme që gazetarët të jenë këtu”, tha deputeti demokrat Luçiano Boçi.

Ndërsa deputeti socialist, Petro Koçi e mbrojti vendimin e Byrosë për shkak të hapësirave të ngushta në sallën e Komisionit.

“Lidhur me prezencën e gazetareve, mendoj se situata është vendosur kështu për shkak të hapësirës, këtu nuk mund të vijnë 100 gazetarë”, u përgjigj deputeti socialist Petro Koçi.

Për Luciano Boçin, vendosja e mikrofonave ambientalë në komision i ngjason përgjimeve.

“Këtu thotë ‘kujdes’ dhe ne njoftohemi se ka mikrofona ambientalë dhe gjithçka që ne themi dëgjohet. Po na dukjet vetja sikur kemi përgjime ambientale. Kjo nuk është normale”, u shpreh Boçi.

Për Petro Koçin, mikrofonat do i bëjnë deputetët më të kujdesshëm në një tjetër aspekt.

“Besoj më shumë është si informacion nuk besoj se është për përgjime. Ideja është që njerëzit të jenë të kujdesshëm për fjalorin që përdorin dhe besoj se kjo ka lidhje me edukatën”, tha deputeti i PS.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026