“Na trembe”| Rama prezanton programin, apeli për opozitën: Mbajeni mend këtë!

18 Shtator 2025 | 10:20

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte në parlament programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se kryefjala e këtij mandati do të jetë anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se çdo faqe e programit është bërë me qëllimin për të bërë të mundur finalizimin e procesit integrues të vendit në Bashkimin Evropian.

“Ky mandat i ri është provimi i ri i shtetit. Kohëzgjatja e këtij provimi përkon me kohëzgjatjen e planit ambicioz kombëtar për të ulur Shqipërinë në tryezën e familjes së bashkuar evropiane. Programi ynë i ri është fletorja e zgjidhjeve të provimit, por suksesi do të varet nga aftësitë e secilit dhe secilës për t’i kaluar zgjidhjet nga letra e programit në realitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shqipëria 2030 në Bashkimin Evropian është kryefjala e këtij mandati. Shqipëria evropiane është busulla orientuese e çdo faqeje të programit tonë dhe metronomi i ritmit të çdo reforme që do të ndërmarrim”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama pati edhe një apel për opozitën, teksa i ftoi të bëjnë debat normal dhe të mos përdorin forcën për t’u imponuar.
Rama tha se opozita do të ketë gjithë kohën e nevojshme për të debatuar, por nëse ajo përdor forcën në parlament, atëherë seancat do të zgjasin aq sa do të zgjasë edhe procesi i votimit.

“Opozitës duhet t’i them vetëm këtë: nuk është puna jonë çfarë bëni dhe çfarë thoni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë, në respekt të zgjedhësve tuaj, do të keni gjithë vëmendjen tonë dhe gjithë kohën që dëshironi, nëse do të harroni përdorimin e trupit, të duarve, të këmbëve si argument, si dhe të zhurmës apo rënies me dorë mbi tavolina si alternativë. Në të kundërt, prania jonë këtu do të zgjasë sa një proces votimi, mbajeni mend këtë”, tha Rama.

Në përgjigje të kryeministrit, u dëgjua kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, i cili iu drejtua Ramës: “Na trembe”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026