Nafta e shpiragut kalon kufijtë e Shell

16 Shtator 2023 | 19:57

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u analizua zbulimi i rezervuarit të naftës në Shpirag dhe ndikimi që do të ketë shfrytëzimi i saj në ekonominë shqiptare.

Koncesionari është i vendosur në një bllok kërkimi me sipërfaqe 4000 km2. Me gjetjet e deritanishme, bazuar në largësinë e puseve të shpuar, të dhënat sugjerojnë se baseni naftëmbajtës mund të shkojë përtej këtij blloku. Nëse rezervuari e kalon këtë kufi, atëherë interesi për të zgjeruar kërkimet në blloqet fqinjë mund të rritet.

“I bie që kërkimi  bëhet në një sipërfaqe që ëshëtë sa 1/7 e gjithë territorit”, deklaroi për Money eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli.

Eksperti për menaxhimin e energjisë, Stavri Dhima deklaroi: “Në ligjin e vitit 1993, ashtu si në cdo marreveshje që ka lidhur shteti shqiptar, përcaktohen pozicionet e qarta, kur kalohen kufijtë e bllokut ku operon një kompani”.

Shell operon në 70 shtete dhe ka të punësuar mbi 90 mijë njerëz. Me fuqinë që ka, vlerësohet edhe për seriozitetin në raportet me shtetet që bashkëpunon, një avantazh i madh besimi ky edhe për vendin tonë. Kompania është e kuotuar në bursë, dhe kjo e frenon atë të dalë me deklarata të nxituara, pasi të gjitha këto do të ndikonin mbi vlerën e aksioneve të saj. Pra, çdo përpjekje për informacion që kërkohet të zbulohet nga kompania për puset në Shpirag do të jetë i kotë. Megjithatë, plani i biznesit mbetet po ai. Të nxjerrë, të shesë, të fitojë!

“Ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm sepse deri tani asgjë nuk është e parashikuar dhe e parashikueshme, por edhe nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi përsëri është shumë i konsiderueshëm”, deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të zbulimit të rezervuarit të naftës.

“Gjykojmë se nga fundi i vitit të ardhshëm do vinë ca para, jo vetëm nga renta (por shpresojmë që 6-mujorin e dytë të vitit 2024) të deklarojë fitim, sepse është një naftë cilësore. Pra, është naftë që ka nevojë të pakët për ta rafinuar. Pra, në rast se e marrim tani që flasim ku nafta brent është 86 dollare. Nafta e Shpiragut, me cilësinë që është shumë afër kësaj shifre, pra mund të jetë 9% më pak”, deklaroi Çoçoli.

“Vënia në shfrytëzim e një vendburimi kërkon një metodologji të plotë dhe nuk mund të bëhet në mënyrë të pjesshme. Gjithësesi ajo varet nga vendimarrja e kompanisë. Nëse shkalla e sigurisë është e madhe, ajo mund të fillojë në një fazë më të hershme të fillojë të prodhojë naftë për qëllime tregtimi”, deklaroi Dhima.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin dhe ka sekuestruar pasuri të cilat sipas tyre nuk justifikohen nga një i dënuar me 10 vite burgim për...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026