Naftëtarët e Marinzës prej 8 ditësh në grevë për rritje pagash
Naftëtarët e Bankers ndodhen sot në ditën e 8-të të grevës së urisë. Shkak për marrjen e këtyre masave janë bërë mosplotësimi i kërkesave të punonjësve nga ana e kompanisë lidhur me rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Gjendja shëndetësore e disa grevistëve në ditën e tetë të grevës së urisë është përkeqësuar. Pas njoftimit për shqetësimet e para ka mbërritur një ambulancë për të monitoruar shëndetin e grevistëve.
Sipas kreut të sindikatës, Dritan Shahu disa prej grevisteve mëngjesin e sotëm kanë shfaqur tension të lartë, lodhje, dhimbje koke dhe marramendje. Grevistët Dritan Rrapushi, Edurt Selami dhe Bledar Dano, kanë pohuar se pas 72 orësh janë përkeqësuar, por ndihen të vendosur për ti shkuar deri në fund kauzës së tyre.
“Kam çik dhimbje koke, pak tensionin e lartë. Njerëz me frymë jemi edhe ne do përkeqësohet gjëja se pa ngrenë asgjë, vetëm ujë”, tha naftëtari.
Naftëtarët tregojnë se paga mesatare është 60 mijë lekë, ndërsa kërkojnë rritje të pagës me 18% të fondit të përgjithshëm. Ende nuk ka asnjë reagim nga kompania.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit