VIDEO/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt
Gjykata Themelore në Prishtini dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Në fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj tyre, Prokuroria kishte kërkuar burgim të përjetshëm për ta, duke pretenduar se vrasja e 30-vjeçares, bashkëshorte e Murselit, ishte kryer në mënyrë të planifikuar.
Duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë, avokatët e të akuzuarve thanë se nuk ka prova të drejtpërdrejta se Murseli, Plava dhe Kokalla kanë kryer veprat penale.
Vëllai i Ademajt ka kërkuar burgim të përjetshëm për Murselin, Kokallën dhe Plavën, duke thënë se vrasja ishte e organizuar nga të akuzuarit dhe e ka lënë familjen në dhimbje të madhe.
Çfarë thanë para gjyqit Naim Murseli dhe të tjerët?
Në të dy deklarimet për akuzat që e ngarkojnë, Murseli ka mohuar fajësinë për vrasjen e Ademajt, duke thënë se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar në vrasjen e bashkëshortes së tij.
Ai pretendon se natën kritike familja ishte përballur me një grabitje, dhe se ai nuk ka qenë në veturë në momentin e vrasjes, duke e quajtur çdo akuzë ndaj tij si të pavërtetë.
Video nga vendimi i gjykatës për të dënuarit
Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan
Kosovë, dhjetëra të arrestuar për prostitucion dhe shfrytëzim të fëmijëve
Aksion i madh i policisë në Kosovë, mbyllen 9 lokale me muzikë, arrestohen 15 persona
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 19:27 Irani i përgjigjet Trumpit: Ai kupton vetëm gjuhën e forcës
- 19:22 Rritet konsumi i alkoolit dhe drogave gjatë verës, mjekët: Kujdes nga kombinimet e rrezikshme
- 19:21 Starmer: NATO doli më e fortë dhe më e bashkuar nga samiti