Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes

1 Shtator 2021 | 14:37

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo ka dorëzuar ditën e sotme mandatin e deputetes, të cilin e fitoi në qarkun e Tiranës nën siglën e PS-së.

“Për arsye tashmë të bëra publike jap dorëheqjen nga ky mandat, duke njoftuar edhe mosbërjen e betimit”, kështu shkruan mjekja në shkresën e depozituar në KQZ.

Lajmin për dorëzimin e mandatit të deputetes e dha pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit theksoi se mjekja i kishte kërkuar të linte mandatin pas rritjes së rasteve me COVID-19.

Mandati i Çomos i kalon ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodhelit, si gruaja më e votuar në listën e PS në qarkun e Tiranës.

Dokumenti i dorëzimit të mandatit të Najada Çomos në Kuvend. Foto: Euronews Albania

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026