Napoli mposht Romën në “Olimpico”, fitojnë dhe Juventus e Milan
Napoli ka rrëmbyer fitoren e radhës në kampionatin italian ku ka mposhtur Romën në Olimpiko 0-1. Heroi i napoletanëve ishte viktor Osimhen, i cili shënoi dhe golin e vetëm të takimit.
Të besuarit e Spaletit zhvilluan një paraqitje shumë më të mirë në krahasim me kundërshtarin e tyre. Aktualisht udhëheqin kampionatin me 29 pikë, teksa deri më tani nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Lacio gjithashtu ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës në Bergamo 0-2. Me këtë triumf skuadra e Sarrit ngjitet në vendin e tretë. Ndeshja më spektakolare e javës në Itali ishte ajo mes Fiorentinës dhe Interit, e fituar nga zikaltrit me një gol në limite.
Mkhitarjan shënoi golin e fitores për skuadrën nga Milano që e mbylli ndeshjen me rezultatin përfundimtar 3-4.
Dy emrat e mëdhenj të futbollit Italian Juventusi dhe Milani morën nga 3 pikë në javën e 11. Kuqezinjtë mposhtën Moznën me rezultatin 4-1, ku golat u shënuan nga Origi, Leao dhe një dopietë e Diazit.
Bardhezinjtë e Juventusit kanë marrë fitoren e dytë radhazi, ku pas Torinos shpartalluan Empolin 4-0. Skuadra e Alegrit është aktualisht 2 pikë larg zonës së Evropës.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik