Napoli, vëllai vret motrën se po dëgjonte muzikë me zë të lartë
Ilenia Muzella jetonte në zonën e Ponticelli-t, në rajonin e Napolit ku realiteti shoqëror është i vështirë dhe autoritetet nuk kanë arritur të frenojnë trafikun e drogës dhe praninë e krimit të organizuar.
Gjatë natës, vëllai i saj, Giuseppe, e goditi me thikë në shpinë Ilenian për vdekje.
Viktima ishte vetëm 22 vjeç, ndërsa vrasësi i saj është 28 vjeç dhe duket se deri vonë ata kishin ruajtur një marrëdhënie të mirë. Megjithatë, kohët e fundit klima kishte ndryshuar mes tyre, me tensione të vazhdueshme.
Sipas mediave italiane, autori dyshohet se e la vajzën fatkeqe, e cila ishte në gjendje shoku, përpara një spitali dhe u largua me makinë. Me rëndësi vendimtare për hetimet ishin imazhet nga kamerat e sigurisë në zonë. Sipas informacioneve të deritanishme, Giuseppe Muzella vrau motrën e tij sepse, siç dyshohet se u tha hetuesve, ajo dëgjonte muzikë me zë të lartë dhe nuk e linte të flinte.
Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?
Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 12:25 Balla: Jam i sigurt se Dritan Goxhaj punon për Iranin, prokuroria të hetojë
- 12:18 Shakira surprizon fansat, kërkon bashkëpunim me Dua Lipën (VIDEO)
- 12:15 Protestuesit kërkojnë një Kryeministër, jo me më shumë se dy mandate! Përgjigjet për herë të parë Taulant Balla
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës