Nata më e ftohtë në 14 vjet, Britania përfshihet nga temperatura ekstreme

17 Janar 2024 | 09:18

Temperaturat ranë në -13 gradë Celsius në Skoci gjatë natës, ndërsa valët e ajrit arktik vazhdojnë të lëvizin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Për shkak të këtyre temperaturave, meteorologët njoftuan se nata e kaluar mund të jetë nata më e ftohtë e janarit në 14 vitet e fundit, transmeton BBC.

Kushtet e vështira dhe reshjet e konsiderueshme të borës kanë çuar në mbylljen e shkollave në Skoci dhe Anglinë veriore dhe kanë shkaktuar ndërprerje të udhëtimit.

Paralajmërimet e verdha të akullit dhe borës janë në fuqi në të katër vendet e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka lëshuar më parë një paralajmërim për motin e ftohtë për Anglinë, që do të thotë se NHS pritet të jetë nën presion shtesë dhe se të moshuarit mund të jenë më të rrezikuar.

Temperatura disi më të buta priten në fund të javës, para një stuhie të mundshme këtë fundjavë.

Më shumë se 40 centimetra borë mund të shihen në tokën e lartë në veri-perëndim të Skocisë deri të Premten, ndërsa moti dimëror vazhdon, ka parashikuar Zyra Met në Mbretërinë e Bashkuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026