“NATO 3.0”, cila është doktrina e re e SHBA-së për Aleancën?

12 Shkurt 2026 | 12:36

Një epokë e re po “inaugurohet” në Aleancën e Atlantikut të Veriut, “NATO 3.0” me iniciativën e Uashingtonit dhe “arkitektit” të strategjisë së re të mbrojtjes së SHBA-së, nënsekretarit Elbridge Colby.

“Ne kemi një bazë shumë të fortë për të punuar së bashku në kuadrin e një bashkëpunimi të ri, duke e vendosur NATO-n në një lloj NATO 3.0, i cili do të përqendrohet në partneritet dhe jo në varësi. Kjo është realisht ajo që ishte projektuar që nga fillimi “, theksoi Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, duke mbërritur sot në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Në paraqitjen e tij të parë në selinë e NATO-s, raportuesi i strategjisë së re të mbrojtjes kombëtare të SHBA-së pritet gjithashtu t’u kërkojë “aleatëve” të përshkruajnë mënyrat se si do të arrijnë rritjen historike të shpenzimeve të tyre të mbrojtjes në 5%, bazuar në marrëveshjen e Samitit në Hagë, në korrik 2025.

Për Colbyn, viti 2025 shënoi një angazhim “të sinqertë” nga ana e Evropës për një rishikim të objektivave thelbësore të Aleancës.

“Me udhëheqjen historike të Presidentit Trump dhe Sekretarit të Përgjithshëm, në vitin 2025 pamë një rivlerësim [red.: të objektivave] dhe një angazhim të vërtetë dhe të sinqertë […] për ta parë Evropën në krye të mbrojtjes konvencionale të NATO-s, e cila në një farë mënyre […] shënon kthimin në NATO 1.0”, tha ai.

Në thelb, zyrtari amerikan po nënkupton se Evropa do të fillojë të mbrohet, pasi Rusia mbetet kundërshtari kryesor i Aleancës, por pa varësi.

“Tani është koha për të ecur përpara së bashku, për të qenë realistë. Ne kemi një bazë shumë të fortë për të punuar së bashku në një partneritet, për një NATO të bazuar në atë marrëdhënie dhe jo në varësi. Në të vërtetë, një kthim në atë që NATO ishte menduar fillimisht të ishte”, theksoi Colby, duke sqaruar qëllimet e SHBA-së në epokën e re.

Jo rastësisht, ishte ai vetë, dhe jo Sekretari i Luftës (i Mbrojtjes) i SHBA-së, Pete Hegseth, i cili ishte sot në Bruksel.

Emërimi 18 muaj më parë i Elbridge Colby u pa si një paralajmërues i planeve për tërheqjen graduale të trupave amerikane nga Evropa. Ai shihet gjerësisht si një mbështetës i linjës së ashpër, i cili prej kohësh ka mbështetur tërheqjen e shumë trupave amerikane nga territoret e NATO-s, në mënyrë që SHBA-të të mund ta përqendrojnë vëmendjen dhe strategjinë e tyre në Detin e Kinës Jugore.

Mark Rutte theksoi rolin e rëndësishëm të nënsekretarit në administratën Trump, ndërsa justifikoi qëllimet që SHBA-të kanë tani – sipas planit të Colby-t.

“Evropa dhe Kanadaja duhet të shtojnë përpjekjet e tyre në aspektin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe prodhimit industrial të mbrojtjes. Absolutisht. Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përkushtuara ndaj NATO-s, ato gjithashtu duhet të kujdesen për situatën në Paqësor dhe duhet të kalojnë gradualisht në Indo-Paqësor, kështu që është jetike që Evropa dhe Kanadaja të marrin më shumë përgjegjësi”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Çfarë do të diskutohet?

Objektivat e rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes do të jenë gjithashtu në tryezën e bisedimeve të sotme në Bruksel. Ashtu si dje, Mark Rutte theksoi sot se evropianët dhe Kanadaja tashmë po bëjnë përparim.

“Përmenda dje se Gjermania pritet të rrisë shpenzimet e saj deri në vitin 2029 në 152 miliardë, dyfishi i asaj që shpenzoi në vitin 2021. Dhe ajo që po ndodh është thelbësore”, theksoi Rutte para Colby-t.

Për Mark Rutte-n, Aleanca tashmë po i përgjigjet asaj që kërkon SHBA-ja. Shpenzimet për mbrojtjen po rriten, prodhimi industrial i armëve po forcohet, ndërsa evropianët po marrin një rol më të madh operacional brenda Aleancës. Mesazhi ishte i qartë: Evropa nuk është më “hallka e dobët” në mbrojtjen transatlantike, por ajo ende nuk është në gjendje të mbrojë veten. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e bëri të qartë këtë dy javë më parë në Parlamentin Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026