NATO dërgon emisar të përhershëm special në Ukrainë

3 Korrik 2024 | 12:05

Vendet anëtare të NATO-s vendosën të dërgojnë një emisar special në Kiev, për të zgjeruar praninë civile të aleancës ushtarake perëndimore në Ukrainë, konfirmoi një zëdhënës për agjencinë e lajmeve DPA.

Zyrtari i lartë do ta ketë për detyrë ta koordinojë mbështetjen politike dhe praktike të aleancës në terren, derisa Ukraina vazhdon të luftojë kundër pushtimit rus.

Lajmi vjen përpara samitit të NATO-s në Uashington, që do të mbahet nga data 9 deri më 11 korrik.

Në atë samit, udhëheqësit pritet të miratojnë zyrtarisht një plan për koordinimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, për herë të parë nën një mision zyrtar të quajtur Ndihma për Siguri dhe Trajnime e NATO-s.

Tash për tash është e paqartë se kush do të caktohet në postin e ri në Kiev. Detaje të mëtejshme do të zbulohen pas përzgjedhjes zyrtare, tha zëdhënësi, duke i konfirmuar planet e raportuara më herët nga Wall Street Journal.

NATO-ja, përndryshe, ka përfaqësim zyrtar në Kiev për gati një dekadë, që përfshin një zyrë ndërlidhëse dhe një qendër informacioni dhe dokumentacioni, e cila ekziston që nga fundi i viteve 1990.

Ai trajton, mes tjerash, kontaktet me ministritë dhe autoritetet ukrainase.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para për NATO-n se çdo vend tjetër

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dalë me një reagim së fundmi në rrjetet sociale lidhur me NATO-n. Trump në postimin e tij “Truth Social” shkruan...
15:04 | 02/07/2026

Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj

Tetë murgj budistë u vranë dhe më shumë se 20 persona u plagosën kur një kamionçinë e drejtuar nga një djalë 11-vjeçar u përplas me...
14:31 | 02/07/2026

Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti

Turqia do të prezantojë qendrën e saj të re ushtarake të gjeneratës së ardhshme, Shtabin e Përbashkët “Ay Yildiz” (Gjysmëhënë dhe Yll), gjatë samitit të...
14:18 | 02/07/2026