NATO do tërhiqen nga Kosova? Koloneli shqiptar: Mesazhi i Rutte ishte i qartë
Koloneli shqiptar Çlirim Toci tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se lajmi që NATO do rishikojë pozicionin e vet në Kosovë dhe Ballkan nuk është i vërtetë dhe nuk ka për të ndodhur as në vite në vijim.
Toci u shpreh se kreu i NATO gjatë vizitës në Kosovë dha një mesazh shumë të qartë se NATO është në Kosovë dhe Bosnjë për ytë siguruar integritetin e tyre territorial.
“Disa ditë më parë mediat shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë trumbetonin një informacion se NATO do shikojë pozicionin e saj në Kosovë apo Ballkan, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka për të ndodhur në vitet në vijim. Një investim si ai në bazën e Bondstillit është për një kohë të qatë. Rutte dha një mesazh shumë të qartë të NATIO në Kosovë dhe Bosnjë për të siguruar integritetin territorial të Kosovës. Nga pala shqiptare, qeveria e Kosovës ka ratifikuar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me SHBA që tregon bashkëpunim serioz. Në këtë marrëveshje flitet jo vetëm në lidhje më asistencë në planifikim të mbrojtjes, por edhe në rritjen e kapaciteteve por edhe në ndërtimin e sistemit të mbrojtjes kundërajrore”, tha ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme