NATO e shqetësuar nga sulmet hibride të Rusisë në territoret e vendeve anëtare

2 Maj 2024 | 20:29

Anëtarët e NATO-s janë “thellësisht të shqetësuar” për sulmet e fundit në Republikën Çeke, Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Britani, që sipas tyre vijnë nga Rusia, thanë zyrtarët e aleancës përmes një deklarate të enjten.

“Këto incidente janë pjesë e një fushate të intensifikuar të aktiviteteve që Rusia vazhdon t’i kryejë në të gjithë zonën euro-atlantike, përfshirë territorin e Aleancës dhe nëpërmjet grupeve që Moska i mbështet”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Javët e fundit, shërbimet evropiane të sigurisë zbuluan një sërë aktivitetesh, që ata i quajtën spiunazh rus, duke përfshirë një rrjet spiunësh që drejtonin një media online, të mbyllur nga hetuesit çekë, një veprim që nxiti autoritetet në shtetet e tjera të kryejnë hetime të ngjashme.

Mediat evropiane raportuan gjithashtu se një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dyshohet se kishte marrë para nga faqja e medias pro-ruse, një akuzë që politikani gjerman e mohon.

Vendet anëtare të NATO-s u zotuan që të “vazhdojnë të rrisin” qëndrueshmërinë e tyre kundër sulmeve të tilla dhe të përdorin mjetet e tyre për të “kontestuar dhe për t’iu kundërvënë veprimeve hibride ruse”.

“Veprimet e Rusisë nuk do t’i pengojnë aleatët që të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën”, thuhet më tej në deklaratën e NATO-s.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026