NATO i shkon në kufi Rusisë, zhvillon stërvitjen më të madhe që nga Lufta e Ftohtë

11 Mars 2024 | 09:15

Këtë javë, Suedia u bë anëtare e NATO-s, ndërsa trupat e Aleancës vazhdojnë stërvitjen më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024”.

Kjo stërvitje synon të rrisë gatishmërinë e vendeve të Aleancës për të reaguar ndaj sjelljeve provokuese nga ana e Rusisë, thotë Zëri i Amerikës.

Pranimi i Suedisë në Aleancë përkon me stërvitjet e nisura në Poloni dhe disa vende të tjera, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, e njohur ndryshe si “Steadfast Defender 2024” (“Mbrojtësi i Vendosur 2024”).

“Kapacitetet e Forcave të Armatosura të Suedisë janë shumë të mira. Ata kanë qenë partnerë të Shteteve të Bashkuara dhe të Alenacës për vite me radhë edhe duke mos qenë anëtarë të NATO-s. Po ashtu industria e tyre e mbrojtjes do të forcojë edhe më tej Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thotë kundëradmirali amerikan, Douglas Perry.

Me Suedinë anëtare, NATO-ja arrin prani të konsiderueshme në Detin Baltik, një rrugë kryesore e Rusisë për tregtinë e naftës dhe baza e një prej flotave të saj.

Në veri të Polonisë, pranë kufirit me rajonin rus të Kaliningradit, trupa nga vende të ndryshme po manovrojnë përgjatë lumit Vistula dhe po kryejnë detyrat që iu janë caktuar.

Këto stërvitje ushtarake synojnë të testojnë aftësinë e vendeve të ndryshme të NATO-s për të bashkëpunuar në kushte reale në fushën e betejës.

Pas agresionit në Ukrainë, NATO-ja e ka identifikuar Rusinë si kërcënimin të drejtpërdrejtë për sigurinë në Evropë. Gjenerali gjerman, Gunnar Brügner thotë se mesazhi i stërvitjeve është i qartë: NATO-ja është e gatshme të mbrojë çdo anëtar të aleancës.

“NATO përgatitet për dy kërcënime: Kërcënimi i parë është Rusia dhe kërcënimet terroriste. Ajo që po shihni këtu është qartësisht (stërvitje) për t’iu kundërvënë një kërcënimi të mundshëm rus. Ne e marrim atë shumë seriozisht. Më duhet të theksoj se ne jemi një organizatë mbrojtëse. Ne po përgatitemi për mbrojtjen e Aleancës”, thotë Gjenerali gjerman.

NATO-ja thotë se stërvitja ushtarake përfshin operacione tokësore, ajrore, detare dhe kibernetike për të rritur bashkëpunimin civilo-ushtarak.

“Ne sapo mbaruam ushtrimin ‘Dragon’, është një nga 14 ushtrimet që zhvillohen në këtë stërvitje. Në thelb është një trajnim i çdo aftësie që kemi dhe janë shumë vende që vijnë e punojnë së bashku”, thotë Nënkoloneli amerikan John Ross.

Përgatitjet për stërvitjen më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë filluan tre vjet më parë, si përgjigje ndaj sjelljes agresive të Rusisë në rajon.

“Sjellja e Rusisë gjatë disa viteve të fundit me agresionin ndaj Ukrainës paraqet një sfidë të jashtëzakonshme për sigurinë e aleatëve evropianë. Pra, ne duhet të tregojmë me besueshmëri dhe gatishmëri çdo ditë, se jemi gati të mbrojmë tokën tonë. Dhe kështu, kjo është ajo që ne bëjmë çdo ditë: duke punuar në det të hapur, në Arktik dhe në Atlantik, për të treguar gatishmërinë tonë dhe për të penguar të gjithë kundërshtarët e mundshëm”, thotë kundëradmirali amerikan, Douglas Perry.

Stërvitja “Mbrojtësi i Vendosur 2024” filloi në muajin janar dhe do të vazhdojë në vende të ndryshme në të gjithë Evropën dhe Atlantikun e Veriut deri në maj. Suedia, e cila fillimisht iu bashkua stërvitjes si palë e ftuar, tani do ta përfundojë atë si një anëtare e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026