Moti i keq në Francë, raportohen 7 të zhdukur

11 Mars 2024 | 08:00

Shtatë persona janë raportuar të zhdukur pasi moti i keq goditi një pjesë të madhe të Francës juglindore gjatë natës së së shtunës.

Disa persona janë raportuar të zhdukur pasi stuhitë e dhunshme goditën një zonë të madhe të Francës juglindore të shtunën në mbrëmje.

Pesë persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë zhdukur në rajonin Gard, të cilët janë përfshirë nga përmbytjet ndërsa përpiqeshin të kalonin urat me makinë të shtunën mbrëma.

Një baba dhe dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç u rrëmbyen në Dions, në veri të Nîmes, rreth orës 23:30 të së shtunës, dhe dy persona të tjerë në Goudargues, në veri të rajonit, rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës,  tha në një konferencë për shtyp Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës.

Në Dions, pasagjerët e një automjeti kanë kërkuar ndihmë pasi ka nisur të kalojë urën. Nëna e familjes, një grua 40-vjeçare e cila ishte gjithashtu në makinë, u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe u dërgua në spital.

Një burrë është zhdukur gjithashtu që nga mbrëmja e së shtunës në Saint-Martin-de-Valamas, në Ardeche, tha prefektura e departamentit të dielën. Një operacion kërkim-shpëtimi është në vazhdim. Sipas autoriteteve, personi i zhdukur është menaxher i një hidrocentrali.

Një person i shtatë u raportua i zhdukur të shtunën në mbrëmje në veri të rajonit Gard. 62-vjeçari humbi gjurmët rreth orës 19:45 të së shtunës, kur makina me të cilën ai po udhëtonte kaloi mbi një urë të zhytur, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet për të mos lëvizur.

Alarmi portokalli, niveli i dytë më i lartë i alarmeve  për përmbytjet është ende në fuqi të dielën në rajonet Ardèche, Aveyron, Gard, Lozère dhe Var.

Të shtatë departamentet duhet të qëndrojnë nën alarm portokalli deri të hënën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026