NATO-ja zotohet se do ta rrisë praninë në Baltik, pas dyshimeve për sabotim

28 Dhjetor 2024 | 08:13

NATO-ja ka thënë të premten se do ta rrisë praninë në Detin Baltik, pas dëmtimit të linjave nënujore të internetit dhe kabllove të rrymës në një akt të dyshuar sabotimi, që besohet se u krye nga anije të së ashtuquajturës “flota e errët” e Rusisë.

Estonia njoftoi gjithashtu të premten se e ka nisur një operacion detar për ta mbrojtur një linjë të rëndësishme elektrike në Detin Baltik në koordinim me aleatët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha në një postim në rrjetet sociale pas një takimi me presidentin finlandez, Alexander Stubb, se “NATO-ja do ta shtojë praninë e saj ushtarake në Detin Baltik.”

Si Finlanda ashtu edhe Estonia kanë brigje në Detin Baltik.

Kur u pyetën rreth hollësive për veprimet e planifikuara, zyrtarët e NATO-s i thanë Associated Pressit se aleanca “mbetet syhapur dhe po punon për të ofruar mbështetje të mëtejshme, duke përfshirë rritjen e pranisë sonë ushtarake” në rajon.

“Ne jemi pajtuar me Estoninë dhe gjithashtu i kemi komunikuar sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se dëshira jonë është ta kemi një prani më të madhe të NATO-s”, tha Stubb në një konferencë për shtyp.

Stubb shtoi se hetuesit nuk duan të nxjerrin përfundime të nxituara, por një ditë më parë ai kishte thënë se “është e nevojshme të jemi në gjendje t’i parandalojmë rreziqet e shkaktuara nga anijet që i përkasin ‘flotës së errët’ të Rusisë”.

“Flota e errët” i referohet anijeve të vjetra dhe të pasiguruara që zakonisht përdoren për t’i anashkaluar sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë, si dhe për ta ruajtur një burim të ardhurash.

Qeveritë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për rritjen e “sulmeve hibride” pas raportimeve për dëmtimin e kabllove të komunikimit në Detin Baltik, megjithëse ende nuk e kanë fajësuar drejtpërdrejt Moskën për dëmet.

NATO-ja e ka shtuar vëzhgimin e infrastrukturës kritike në Baltik pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në 2022 dhe shkatërrimit të tubacionit të gazit natyror Nord Stream shtatë muaj më vonë.

Anije të lidhura me Kinën gjithashtu janë dyshuar për sabotimin e infrastrukturës nënujore gjatë viteve të fundit.

Suedia – anëtarja më e re e NATO-s, e cila gjithashtu ka një vijë bregdetare në Detin Baltik – tha se roja e saj bregdetare ka rritur mbikëqyrjen e trafikut detar dhe ka vendosur avionë dhe anije në bashkëpunim me aleatët rajonalë.

Komisioni Evropian tha më 26 dhjetor se një anije mallrash e dyshuar për dëmtimin e qëllimshëm të kabllove të energjisë dhe internetit në Detin Baltik ishte pjesë e “flotës së errët” të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026