NATO mbron Letoninë, nis ndërtimi i brigadës, vendosen tanke e ushtarë

29 Gusht 2024 | 14:50

Prerja e shiritit të kuq shënon hapjen zyrtare të infrastrukturës shtesë të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në bazën ushtarake Adazi në Letoni. Objektet e reja të financuara nga Kanadaja do të strehojnë tanket dhe mjetet e blinduara të brigadës dhe gjithashtu do të ofrojnë zona për mirëmbajtje.

James Smith, komandant i Komandës së Forcave të Armatosura Kanadeze në Letoni, deklaroi: “Ky është një projekt   që kushton shumë . Tejkalon 7 milionë euro,  dhe është vetëm një angazhim tjetër për të luftuar agresionin e mundshëm që po ndodh përreth. Ne po sjellim më shumë fuqi, më shumë njerëz. Po trajnojmë personel, po sjellim edhe pajisje”

Brigada letoneze pritet të jetë gati për luftim deri në vitin 2026.

Ndërkohë në Rukla të Lituanisë po ndërtohet  edhe një baze ushtarake. Baza e financuar nga Gjermania dhe e zbatuar përmes NATO-s është një nga dy bazat në Lituani ku strehohen ushtarët gjermanë.

“Çdo gjë ka të bëjë me parandalimin, ka të bëjë me Rusinë. Ne duhet të jemi në gjendje të stacionojmë një brigadë të blinduar gjermane këtu në Lituani për të siguruar lirinë e kombeve perëndimore”, deklaroi Harald Gante, komandant i ushtrisë fushore të Gjermanisë:

Brigada do të jetë shtëpia e rreth 2,000 ushtarëve, përfshirë mjetet luftarake, dhe pritet të bëhet plotësisht funksionale në vitin 2027

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Nuk pendohem që lehtësova sanksionet e naftës ndaj Iranit përpara se të rifillonin veprimet ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se nuk pendohet që lehtësoi përkohësisht sanksionet ndaj Iranit përpara se administrata e tij t’i rivendoste ato dhe...
18:28 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026

Shpërthen tuberkulozi në burgun federal të emigracionit në Kolorado, sëmuren 12 të burgosur

Të paktën 12 persona të ndaluar në një burg federal emigracioni në Kolorado janë prekur nga tuberkulozi ditët e fundit dhe dhjetëra të tjerë thuhet se janë...
18:08 | 14/07/2026