NATO ngre bazë në Rumani, më e madhja në Evropë, ‘kontrast’ Rusisë në Detin e Zi

20 Mars 2024 | 16:46

Në Rumani kanë nisur punimet për ndërtimin e asaj që do të jetë baza ushtarake më e madhe e NATO-s në Evropë.

Gjithçka ndodh teksa blloku i Atlantikut të Veriut po përpiqet të përforcojë praninë në rajonin e Detit të Zi, për të mbikëqyrur aktivitetet e Rusisë.

Projekti me vlerë 2.7 miliardë dollarë parashikon zgjerimin e bazës së forcave ajrore rumune, që ndodhet pranë qytetit-port të Kostancës, që shtrihet në detin e Zi. Kompleksi i ri do të ketë një perimetër prej 20 miljesh, do të mbulojë 11 milje katrorë dhe do të strehojë 10 mijë anëtarë të personelit të NATO-s dhe familjet e tyre.

Rumania ka qenë prej kohësh një pikë e rëndësishme për operacionet e Aleancës në rajonin e detit të Zi. Disa mijëra trupa amerikane kanë zhvilluar në këtë vend misione trajnimi dhe sigurie, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Që prej atëherë, avionët luftarakë amerikanë dhe pajisjet mbikëqyrëse kanë operuar rregullisht atje në kuadër të politikave të NATO-s.

Aktualisht punimet e nisura janë fokusuar në shtrimin e rrugëve që do të garantojnë aksesin në bazë, ndërkohë, që pista të reja fluturimi pritet të ndërtohen për të mbështetur operacione të llojeve të ndryshme ajrore.

Bukureshti zyrtar është i prirur të rrisë bashkëpunimin me aleatët në NATO dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, pasi Deti i Zi po kthehet në një arenë konfrontimi jo vetëm mes Ukrainës dhe Rusisë, por edhe Moskës dhe rivalëve perëndimorë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026