NATO përforcon Lituaninë, 5 mijë trupa në gatishmëri të përhershme
Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka udhëtuar në Lituani për të inauguruar shtabin e brigadës së vijës së parë të NATO-s.
Forcat e reagimit të shpejtë prej 5000 trupash nuk do të qëndrojnë në Lituani, por do të jenë në gatishmëri të përhershme.
“Kjo brigadë e caktuar në Lituani mund të vendoset në Lituani brenda dhjetë ditëve. Ndodh shumë shpejtë. Kujtojmë se në rastin e Ukrainës, informacioni për përqendrimin e forcave ruse në kufirin e saj dihej për gati 90 ditë,” u shpreh ministri lituanez i Mbrojtjes.
Trupat e batalionit të këmbësorisë gjermane kryejnë stërvitje ushtarake me forcat lituaneze.
Ministrja tha se Gjermania pret që Lituania dhe një numër aleatësh të tjerë të NATO-s t’i bashkohen nismës së saj për krijimin e një sistemi të zgjeruar të mbrojtjes ajrore, duke e cilësuar një nga boshllëqet e mbetura të mbrojtjes.
Përballë kërcënimit ushtarak të Ukrainës, në vitet në vijim Nato shpreson të krijojë më shumë pika ndërhyrjeje të vijës së parë.
LEXONI GJITHASHTU
“Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane
- 17:33 “Kandidate” për Zonjën e Parë të Francës? Kush është Princesha që shoqëron Bardellën
- 17:24 Keir Starmer e quan vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër britanik ‘shumë personal’
- 17:14 Protestë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AFD
- 17:14 Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)
- 17:07 Klopp pranon bisedimet me Federatën Gjermane të Futbollit: Jam më shumë se i motivuar, futbolli gjerman është në udhëkryq!
- 17:05 Ati i Shenjtë mesazh nga ishulli i Lampeduzës: Bota të jetë më humane