NATO riafirmon mbështetjen ndaj Bosnjë Hercegovinës dhe marrëveshjes së Dejtonit
Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm për stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
Kështu është thënë në njoftimin e NATO-s, ku është bërë me dije se zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka pritur në takim kryetaren dhe anëtarët e presidencës tripartiake të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic, Zeljko Komsic dhe Denis Becirovic, në selinë e NATO-s.
“Ata shkëmbyen mendime me Përfaqësuesit e Përhershëm të Aleatëve mbi zhvillimet më të fundit në vend dhe në rajon, si dhe mbi partneritetin e NATO-s me Bosnjën dhe Hercegovinën. Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s theksoi angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë, për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit, në përputhje me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, dhe për bashkëpunimin tonë të qëndrueshëm me Bosnjën dhe Hercegovinën. Gjatë diskutimit, u riafirmua se Aleanca mbetet e shqetësuar për zhvillimet e fundit dhe pasojat e tyre negative, përfshirë për rendin kushtetues të vendit dhe funksionalitetin e institucioneve shtetërore”, thuhet në njoftim.
Në këtë kuadër, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme riafirmoi se “Marrëveshja e Paqes e Dejtonit duhet të respektohet. Ajo është një gur themel i stabilitetit dhe i arkitekturës shtetërore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Ajo theksoi gjithashtu se “NATO mbetet ngushtësisht e lidhur me partnerët e saj ndërkombëtarë”, përfshirë Operacionin Althea të udhëhequr nga BE-ja dhe Përfaqësuesin e Lartë, dhe se NATO “nuk do të pranojë asnjë lloj vakumi të sigurisë në Bosnjë dhe Hercegovinë. Dhe ne nuk do të lejojmë që paqja e fituar me mund të vihet në rrezik”.
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme Shekerinska e ripërsëriti mbështetjen e Aleancës për progresin e Bosnjës dhe Hercegovinës “në rrugën e saj evropiane dhe euro-atlantike” dhe theksoi se ishte e rëndësishme “të ndërtojmë mbi këtë themel, për përfitimin e të gjithëve që jetojnë atje”.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit