NATO-Rusi, Neni 5 nuk mjafton, komisioneri: Duhen garanci të shumëfishta
Vendet e Bashkimit Evropian duhet të kenë “garanci të shumëfishta” për sigurinë e tyre, që të funksionojë bashkë me nenin 5 të NATO-s.
Kështu ka deklaruar komisioneri evropian për Mbrojtjen, lituanezi Andrius Kubilius, sipas të cilit garancitë në fjalë duhet të përfshijnë zhvillimin e një “mekanizmi të qartë” mbi mënyrën sesi klauzola e mbrojtjes së përbashkët të funksionojë.
“Ne lituanezët kemi mësuar nga historia jonë se është më mirë të kesh garanci të shumëllojshme për sigurinë”, ka thënë komisioneri në eventin “Mbrojtja e Baltikut 2025: Mësime lufte nga Ukraina”.
Sipas tij, do të ishte mirë që krahas garancisë që ofron neni 5 i NATO-s, BE të ketë edhe nenin 42.7, që parashikon qartësi për mekanizmin e funksionimit të tij.
“Gjithashtu do të ishte mirë të kishim garancinë që vendet e Krahut Lindor t’i dalin në mbrojtje njëra-tjetrës në të njëjtën mënyrë sikurse po përgatiten për të mbrojtur vetveten”, ka shtuar komisioneri.
Klauzola e Mbrojtjes së Përbashkët të BE-së, ose neni 42.7 i Traktatit të Lisbonës, u aprovua në 2007-n dhe ka qenë në fuqi prej 2009-s.
Sikurse neni i barasvlershëm i NATO-s, ai është së pari një instrument politik, por që konsiderohet më i dobët se neni 5 i Aleancës.
Kjo i detyrohet pjesërisht faktit se shumica e shteteve anëtare të BE-së janë pjesë e NATO-s dhe kryejnë së bashku stërvitje sistematike.
Por ish-kryeministri lituanez citoi në fjalën e tij paralajmërimet e agjencive evropiane të inteligjencës, se Rusia mund ta vërë në provë nenin 5 përpara fundit të dekadës.
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj
Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 21:51 “Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 21:40 Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 21:34 Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane
- 21:32 Rama: Shqipëria dhe vlerat e saj vazhdojnë të frymëzojnë deri në produksionet më të mëdha të Hollivudit, si “The Odyssey”
- 21:26 Dita e 47-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:15 SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj