NATO-Rusisë: Do përdorim të gjitha mjetet për t’u mbrojtur nga shkeljet ajrore
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, lëshoi një paralajmërim të fortë kët të martë ndaj Rusisë, duke deklaruar se aleanca është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme, ushtarake dhe jo-ushtarake, për të mbrojtur territorin e saj pas një serie shkeljesh ajrore nga Moska.
Paralajmërimi vjen pas dy incidenteve serioze në kufijtë lindorë të NATO-s. Më 10 shtator, dronë rusë u rrëzuan mbi Poloni, duke shënuar përplasjen më të drejtpërdrejtë mes forcave të aleancës dhe Rusisë që nga nisja e luftës në Ukrainë. Po ashtu, Estonia raportoi se tre avionë luftarakë rusë depërtuan në hapësirën e saj ajrore për rreth 12 minuta të premten e kaluar, pa leje.
“Rusia nuk duhet të ketë asnjë dyshim, NATO dhe aleatët do të përdorin, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, të gjitha mjetet për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet, nga të gjitha drejtimet,” thuhet në deklaratën zyrtare të aleancës.
Gjatë një konference për shtyp, Rutte u pyet nëse NATO është e gatshme të jetë më e ashpër në përgjigjen e saj ndaj Moskës. “Sigurisht,” u përgjigj ai, duke shtuar: “Por kjo duhet bërë në mënyrë të matur dhe të përshtatur me rrethanat specifike.” Ai vuri në dukje se reagimi ndaj incidenteve në Poloni dhe Estoni është një shembull i kësaj qasjeje.
Shkeljet e fundit kanë shtuar shqetësimet në kryeqytetet evropiane për rritjen e rrezikut të përshkallëzimit të tensioneve. Përveç Polonisë dhe Estonisë, edhe Rumania ka raportuar ndërhyrje të ngjashme, duke e shtyrë NATO-n të analizojë më thellë kapacitetet e saj mbrojtëse përgjatë kufijve lindorë.
Kjo situatë e tensionuar po ndodh në një kohë kur Rusia po intensifikon aktivitetet e saj ushtarake në rajon, ndërsa aleanca thekson përkushtimin e saj për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge