NATO vendos sistemin e mbikëqyrjes ajrore të Turqisë në Poloni dhe Rumani
NATO do të vendosë sistemin e mbikëqyrjes ajrore MEROPS (Multispektral Extended Diapazon Optical Sight) të Turqisë në Poloni dhe Rumani, mes shqetësimeve në rritje rreth ndërhyrjeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore të aleatëve.
Ky vendim, siç shkruan sot Euraktiv, erdhi pasi autoritetet polake raportuan 19 ndërhyrje në hapësirën ajrore gjatë natës midis 9 dhe 10 shtatorit, gjë që nxiti kërkesa për mbikëqyrje më të fortë në krahun lindor të NATO-s.
MEROPS, i zhvilluar nga kompania turke Aselsan, mund të montohet në helikopterë dhe dronë dhe është i aftë të zbulojë sistemet armike përmes reve dhe pluhurit.
Sipas Euraktiv, trajnimi për punën me sistemin fillon me mbështetjen e Ukrainës dhe është planifikuar të fillojë javën e ardhshme.
Analistët thonë se ky veprim do të forcojë aftësitë e zbulimit të hershëm dhe do të përshpejtojë reagimin ndaj kërcënimeve me dronë, të cilët janë bërë një tipar i përhershëm i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe zgjerimit të saj në vendet fqinje.
Ky vendim pasqyron gjithashtu një ndryshim më të gjerë drejt sistemeve të mbikëqyrjes optike , të cilat do të plotësojnë radarët dhe strategjitë tradicionale të reagimit në strategjinë e mbikëqyrjes ajrore të NATO-s në Evropën Lindore, përfundon Euractiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata