Kongresmeni amerikan propozon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

20 Shtator 2025 | 15:41

Kongresmeni amerikan Brian Mast, njëkohësisht kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme, ka paraqitur një amendament në Kongres që synon të forcojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë qartësisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas organizatës “Albanians for America”, amendamenti i paraqitur nga republikani nga Florida përfaqëson një hap domethënës në përcaktimin e prioriteteve strategjike të SHBA-së në rajon.

“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit dhe përcakton prioritetet e qarta të politikës së SHBA-së”, thuhet në njoftim.

Në dokumentin e propozuar kërkohet:

  1. Mbështetje për pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në NATO

  2. Presion ndaj Serbisë për të reduktuar lidhjet me Rusinë dhe Kinën

  3. Ekspozim të bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushat e teknologjisë dhe sigurisë

  4. Zgjerim i sanksioneve ndaj individëve dhe aktorëve që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

SHBA kanë qenë historikisht të përfshira në zgjidhjen e konflikteve në rajon, që nga përfundimi i luftërave të Jugosllavisë në vitet 1990. Por në një kohë kur ndikimi amerikan në Ballkan po shihet me shqetësim nga vëzhguesit dhe vetë qytetarët e rajonit, ky propozim në Kongres shihet si një sinjal se Washingtoni nuk ka ndërmend të heqë dorë nga roli i tij strategjik në këtë pjesë të Evropës.

Nëse miratohet, amendamenti pritet të forcojë jo vetëm mbështetjen për Kosovën, por edhe të rrisë presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë për të rishikuar orientimin e saj gjeopolitik, në një kohë sfidash të reja për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh

Gruaja e kryeministrit të Spanjës, Begona Gomez do të dalë në gjyq para një jurie për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe përvetësimit të fondeve....
16:06 | 16/07/2026

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
15:56 | 16/07/2026

Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll

Dy turistë rusë u arrestuan në Stamboll pasi u akuzuan se kishin lexuar me zë të lartë fragmente nga Bibla Brenda xhamisë Shën Sofia. Dy rusët u dërguan në një stacion...
15:27 | 16/07/2026