Ndahet nga jeta Eric Carmen, kantautori i hitit “All By Myself’’

12 Mars 2024 | 16:22

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare kantautori i njohur amerikan Eric Carmen, i njohur në mbarë botën për hitet e tij solo “Hungry Eyes” dhe “All By Myself”.

Njoftimi i vdekjes së tij u bë i ditur nga bashkëshortja e Carmen, Amy e cila tregoi se Carmen ndërroi jetë në gjumë duke mos specifikuar asnjë shkak tjetër lidhur me vdekjen e tij.

Artisti amerikan lindi në Cleveland, Ohio më 11 gusht 1949. Si fëmijë ai u stërvit në piano klasike dhe mësoi vetë kitarën. Në vitet ’60, Carmen u bë i famshëm si vokalisti kryesor i Raspberries, një grup amerikan pop rock qe pati një sërë suksesesh në skenën muzikore të hershme të viteve 1970.

Në vitin 2000 artisti publikoi albumin e tij të gjashtë, por edhe të fundit të titulluar “I Was Born to Love You” dhe u ribashkua me Raspberries për një mini-turn në 2004 për të dhënë koncertin e tyre të parë në më shume se 30 vite.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026