Ndahet nga jeta këngëtarja fituese e Grammy-t, Anita Pointer
Këngëtarja e njohur amerikane, fituese e çmimit Grammy, Anita Pointer ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, pasi ishte e diagnostikuar me kancer.
Pointer ishte e rrethuar nga familja në shtëpinë e saj në Beverly Hills kur ajo vdiq të shtunën, tha publicisti Roger Neal, shkruan The Guardian.
“Ndërsa jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e Anitës, ne jemi të ngushëlluar duke ditur se ajo tani është me vajzën e saj Jada dhe motrat e saj June dhe Bonnie në paqe. Ishte ajo që na mbajti të gjithëve afër dhe së bashku për kaq gjatë. Dashuria e saj për familjen tonë do të jetojë në secilin prej nesh”, thuhej në deklaratën e familjes.
Anita ishte fëmija i dytë më i madh nga katër motrat. Grupi e filloi karrierën në vitin 1969 kur Bonnie dhe motra e saj June nisën karrierën si duo. Më pas grupit iu bashkua Anita dhe Ruth.
Ato arritën sukses ndërkombëtar dhe fituan një sërë çmimesh, ndër të tjera edhe Grammy.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë