Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare poeti i njohur Skënder Rusi

31 Maj 2024 | 15:08

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar Skënder Rusi.

Një poet lirik i cili la pas një krijimtari shumë të poasur me plot 25 vëllime me poezi.

Skënder Rusi u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdoi të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, në Korçë.

Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.

Krijimtaria poetike e Skënder Rusit është pasuria më e madhe që poeti la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë shqiptarisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre dy italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026